Në mbështetje të Shqipërisë, VIP-at që ishin të pranishëm në "Arenën Kombëtare" (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ndeshja e parë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Francës.

Megjithëse ndeshja përfundoi në favor të skuadrës së huaj, mbështetja e tifozëve për skuadrën tonë u ndje në çdo moment.

Sigurisht, në radhët e tifozëve s’mund të mungonin personazhe të njohur të showbiz-it, të cilët kishin shkuar për të parë jo vetëm ndeshjen, por edhe super spektaklin e përurimit të stadiumit.

E para që hapi mbrëmjen ishte Era Istrefi, e cila i elektrizoi të gjithë me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas saj, Flori Mumajesi erdhi me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, kënduar nga Aurela Gaçe.

Më tej, Juliana Pasha performoi “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj e mbylli Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Gjithashtu, në stadium ndodhej kryeministri Rama dhe të tjerë personazhe VIP, që nëpërmjet postimeve na treguan se sonte ishin të pranishëm në stadium.

Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre.
Shtuar më 18/11/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori