Neymar: Djali më ndryshoi jetën
Ylli i Santosit dhe kombëtares braziliane Neymar, është i bindur se ardhja në jetë e djalit Davi Lucca e ka përmirësuar si njeri. 20-vjeçari kohë më parë kritikohej shpesh për sjelljen e tij, por tashmë sipas sulmuesit gjithçka ka ndryshuar.

Në një intervistë për "GloboSport", Neymar pranoi se nuk dinte të sillej edhe pse muajt e fundit është bërë më i përgjegjshëm. Braziliani theksoi se ka ende shumë gjëra për të mësuar por për dicka është i sigurt: djali është gëzimi më i madh në jetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori