Nga bizhuteritë e kushtueshme deri te syzet, Maradona si një ikonë mode (FOTO LAJM)

Diego Armando Maradonas wshtw nderuar edhe nga bota e modës duke e kujtuar atë veç të tjerash edhe si një ikonë stili dhe trendesh.

Maradona ka qenë në vitet tetëdhjeta ambasador për shumë brende dhe marka luksoze.

Nga veshjet sportive, te kostumet që ka përdorur në daljet publike dhe takimet zyrtare, pasioni për orët e firmave më të njohura, të cilat shpesh i mbante në të dyja duart, te bizhuteritë e kushtueshme, duke kaluar te syzet e diellit me lente me ngjyra dhe me kapak, të gjitha këto u bënë pjesë e identitetit të tij.

Nuk mund të mos përmendim këtu as koleksionet e peliçeve apo makinat e luksit.

Për Maradonën mund të thuhet se gjithmonë ka ditur të interpretojë si në pamje ashtu dhe në stil, me veshjet ekstravagante dhe me fantazi, duke u kthyer në ikonë stili të atyre viteve të paharruara.
Shtuar më 27/11/2020, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori