Një ëngjëll, Granit Xhaka zbulon për herë të parë portretin e të bijës (FOTO LAJM)
Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja
Leonita, u bënë prindër për herë të pare një muaj më parë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.
Dyshja kanë publikuar vazhdimisht
foto pranë vogëlushes duke mos e zbuluar
portretin e plotë të saj, së paku deri më tani.
Leonita ka publikuar së fundmi një
foto, në të cilën ka treguar fytyrën e Ayanës dhe duket tamam si një ëngjëll.
"Bebushja jonë ëngjëll", ka shkruar ajo krahas fotos. Si
Leonita ashtu dhe Graniti nuk i kanë kursyer dedikimet e bukura plot dashuri për vogëlushen që nga momenti i ardhjes së saj në jetë.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 09:24