"Nuk e besova mesazhin që do isha në derbi", rrëfehet arbitrja Rusta
Emanuela Rusta, arbitrja femër që mban stemën e FIFA-s, ishte për herë të parë në një derbi, ku bëri debutimin si gjyqtare linje, pas porte në sfidën Tirana-Partizani. Tensioni gjatë 90 minutave ka qenë i madh, por ajo ia doli me sukses.

Në një intervistë për “Zona Gol” në “Supersport”, ajo tregon emocionet e këtij debutimi në Superiore duke u shprehur se në fillim nuk e besonte se do ishte pjesë e kësaj sfide me kaq rëndësi.

"Ishte kënaqësi shumë e madhe të isha pjesë e gjashtëshes së arbitrave. Por, edhe përgjegjësi e madhe. Normalisht, kisha emocione sepse ishte derbi i parë. E kisha parë si tifoze, por dje isha në fushë për herë të parë, dhe mendoj se i menaxhova shumë mirë emocionet.Kur e mora vesh se do ishaderbi, u emocionova. Mendova se mos e kisha lexuar gabim, por më pas e lexova sërish në e-mail, dhe u konfirmova. Isha me familjen kur e lexova, dhe po më shihnin çuditshëm nga reagimi im, që po tani çfarë pata.”- tha ajo.

Më pas tregoi se gjatë ndeshjes ka pasur edhe komunikim në kufje me arbitrin kryesor, Enea Jorgjin, madje në ka rrëfyer edhe një episod.

“Kishte momente që duhej të komunikoja me Jorgjin. Në një moment, ekipi i Tiranës po kërkonte faull, dhe unë i thashë: ‘lojë, lojë, lojë.’ Për rastet që i kisha parë, isha e sigurt dhe ia komunikoja.”
Shtuar më 03/03/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori