Nuk e fsheh më, Vilma Masha pozon me barkun e rrumbullakosur në ditët e fundit (FOTO LAJM)

Siç është raportuar që dy muaj më parë, moderatorja e sportit, Vilma Masha është në pritje të ëmbël, 1 vit pas martesës. Vilma gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos e tregojë barkun e rrumbullakosur, por mbrëmjen e djeshme e ka thyer këtë 'rregull'.

Moderatorja ka pozuar në fushën e blertë të stadiumit të ri për të raportuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës. Vilma ka postuar disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe një nur shumë të bukur.

Moderatorja ka preferuar të mos e lërë punën as në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ndërsa pas lindjes thuhet se Vilmën do e zëvendësojë një gazetare tjetër.

Kujtojmë që pak ditë më parë Vilma zbuloi edhe gjinine e fëmijës dhe moderatorja do bëhet me vajzë.

Shtuar më 18/11/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori