Nuk ndiqen më në Instagram, lidhja mes Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit në dyshim
Lidhja e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e "Partizanit", Alban Hoxha, është përfolur gjatë në media edhe për faktin se ato asnjëhërë nuk e aprovuan lidhjen e tyre.

Ndonëse çifti nuk e konfirmuan kurrë publikisht marrëdhënien e tyre, ata u kapën shpeshherë mat. Kohët e fundit nuk po i ruheshin më syrit kureshtar duke u shfaqur në vende publike bashkë, duke i komentuar njëri-tjetrin në “instagram”, e madje portieri nuk hezitonte të postonte edhe foto me të birin e këngëtares. Prej dy vitesh ata bashkëjetonin me Fernandon dhe dukeshin shumë të lumtur. Por siç duket, kaq e pati!

Çiljeta dhe Albani, nuk ndiqen më në instagram. Nuk dihet nëse çifti janë ndarë përfundimisht apo është thjeshtë një zënkë e zakonshme mes të dashuruarish. Miqë pranë çiftit tregojnë se ata të dy kanë kohë që janë ndarë dhe nuk jetojnë më bashkë, por vetëm tani arritën ta kuptonin mediat. Mesa po kuptojmë situata qenka serioze përderisa çifti paskan marrë këtë vendim drastik.

Në fak është pak e vështirë të kesh një lidhje me një femër si Çiljeta, e cila është shumë atraktive dhe gjithashtu është bërë pjesë e skandaleve të shumta mediatike, përfshirë këtu, lidhjet në të shkuarën, si edhe ndarjen me të atin e djalit me të cilin nuk u martua kurrë. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori