Pakti i fshehtë mes Kobe Bryant e bashkëshortes Vanessa: Kurrë së bashku në helikopter
Kobe Bryant ishte mësuar të përdorte helikopterin për të lëvizur, zakon që e kishte që në kohët kur luante për Los Angeles Lakers e udhëtonte nga Neëport Beach në Staples Center, por ishte i ndërgjegjshëm për rreziqet që mund të sillte mjeti.

Zbulimin e ka bërë për ‘People’ një burim shumë pranë familjes Bryant, që tregon për një pakt. “Ai e bashkëshortja Vanessa kishin një akord: nuk do të fluturonin kurrë së bashku në një helikopter”, kjo është prapaskena që rrëfen portali amerikan.

Legjenda e Nba donte të sigurohej që nëse do të ndodhte dicka në fluturim, fëmijët e tyre nuk do të mbeteshin vetëm, si një parashikim i trishtë i tragjedisë që ndodhi të dielën. I njëjti burim, shton pastaj se Black Mamba donte të fluturonte vetëm me pilotin e tij të besuar Ara Zobayan, edhe i i vdekur në aksident.

Zgjedhja për të lëvizur me helikopter i takon viteve në të cilët Kobe luante për Los Angeles Lakers: “Isha i bllokuar në trafik e humba një aktivitet shkollor të vajzës – tregoi ai në 2018 -. Mu desh të gjeja një mënyrë në të cilin të stërvitem e përqendrohem, por pa kompromentuar kohën me familjen time”.
Shtuar më 28/01/2020, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori