Partnerja e McGregor ishte një qendër të vëmendjes së faqeve rozë (VIDEO)
Dee Devlin ka vjedhur spektaklin gjatë hyrjes në T-Mobile Arena të Las Vegasit me Conor McGregor para ndeshjes të tij me Donald Cerrone.

Partnerja e yllit irlandez kishte veshur një fustan të gjelbër të shkurtër ndërsa ecte pas 31-vjeçarit në momentin e arritjes.

Faqet rozë i kanë kushtuar vëmendje dukjes së saj, ndërsa fotografitë dhe videot janë shpërndarë në rrjetet sociale.

McGregor u rikthye në tetëkëndësh me një fitore për vetëm 40 sekonda që njëherësh shënonte triumfin e tij të parë brenda tri vitesh.

Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone

Devlin mori vëmendje edhe në momentin e urimit të partnerit të saj, të cilit i dhuroi puthjes pas fitores.

Shtuar më 19/01/2020, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori