Pas ndarjes nga Erjona, Xhemaili sulmohet fizikisht nga tre tifozë
Pëlqej
Një kërkesë për autograf u transformua në një grindje, e cila për pak sa nuk përfundoi me përleshje.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, pasi mbaroi stërvitjen te Bologna, po lëvizte me makinë. Tre persona i kërkuan atij të ulte xhamin e makinës duke i kërkuar mesfushorit një autograf.

Xhemaili nuk e priti fare mirë këtë kërkesë, që sipas medieve italiane ishte në formën e urdhrit, bëri që 31-vjeçari nga Tetova të reagojë ashpër duke mos pranuar. Në këtë moment një nga agresorët ka tentuar ta godasë me grusht futbollistin, por për fat të mirë ai i është shmangur goditjes dhe është larguar menjëherë shkruan panorama

Xhemailit duket se nuk po i shkojnë aspak mirë gjërat këto kohë, pasi ka qenë edhe në qendër të shtypit rozë për ndarjen me bashkëshorten e tij shkodrane, Erjona Sulejmani.
Shtuar më 06/04/2018, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori