Pasi kanë vënë fëmijët në gjumë, Arbana publikon foton epike si duket ajo dhe Eduarti (FOTO LAJM)

Arbana Osmani ka treguar se pas lindjes së djalit të saj, Diellit, jeta i ka ndryshuar rrënjësisht dhe i është dashur t’ju rikthehet disa zakoneve të vjetra. Ajo zbuloi disa ditë më parë për ndjekësit e saj se mbrëmjet e i kalon pa gjumë për shkak të të voglit dhe tani nuk mundet të bëjë madje as dallimin mes ditës e natës.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ajo ka postuar një tjetër meme në Instastory që përshkuan më së miri gjendjen e saj dhe të Edit. Të dyve përveç angazhimeve familjare, me Diellin dhe Jonin, kanë edhe shumë projekte profesionale, andaj merreni vetë me mend lodhjen në fund të ditës.

Sipas asaj që ka postuar Arbana ja si duket çifti pasi ka vendosur fëmijët në gjumë.

Pavarësisht problemeve me gjumin Arbana duket në top formë në çdo foto që ka publikuar në rrjetet sociale, sepse në fund të fundit jeta e saj është bërë akoma më e bukur me prezencën e një fëmije tjetër.

Mes mëmësisë me kohë të plotë dhe angazhimeve të shtëpisë, Arbana ka gjetur mundësinë të moderojë edhe këtë vit emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Mirëpo, kësaj here ky program vjen me ndryshime, siç bën të ditur moderatorja në një postim në InstaStory. Bëhet fjalë për ndryshime në skenë, pasi më shumë se çdo herë tjetër, këtë vit studioja e “Dua të të bëj të lumtur” do të jetë plot e përplot me drita.



Shtuar më 15/01/2021, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori