Paula Morais, e dashura e re e "Fenomenit" (FOTO LAJM)

Fenomeni brazilian Ronaldo nuk ka gjetur stabilitet në marrëdhëniet e tij me femrat. Pas disa divorceve me Milene Dominguez, Daniela Cicharelli, Michele Umezu dhe Bia Antoni, ish kampioni i Botës duket se ka gjetur rehat dhe femrën e duhur të jetës.

Ajo është Paula Morais, me të cilën po kalon edhe pushimet këtë verë. Ronaldo duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi e gjen shumë shpejt gjuhën e përbashkët me Paulën, e cila ka lindur në Goiania.

Modelja e fenomenit është mbesa e kompozitorit të famshëm, Orlando Morais, dhe kushërira e reperit me famë botërore, Tulio Dek. /albeu.com/



Shtuar më 23/06/2013, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori