Për kë bën tifo politika në Itali (FOTO LAJM)

Enrico Letta - Kryeministër (PD) - MILAN
Pëlqej
Juventus është skuadra me më shumë tifozë në gjirin e politikës italiane. Këtë e tregon një studim i La Gazzetta Dello Sport, e cila në një shkrim interesant na tregon se si bëjnë tifo politikanët kryesorë në shtetin fqinj.

Pas bardhezinjëve vjen Milan, i cili ka për tifozë kryeministrin aktual Enrico Letta dhe paraardhësin e tij Mario Monti. Pa harruar këtu edhe presidentin e Lombardisë Roberto Maroni.

Mes më të njohurve kryebashkiaku i Firenzes Matteo Renzi sigurisht tifoz me Fiorentinën, Ignazio La Russa tifoz i thekur i Inter, Casini i Bolognas dhe Gasparri i Romës. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2013, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori