Pique i përgjigjet zërave për ndarjen me Shakirën
Edhe pse janë diskutuar shumë se tashmë janë ndarë Shakira dhe Pique kanë mohuar cdo gjë.

Pique ka reaguar këtë herë duke i kthyer përgjigje të gjithëve.

Pique ishte i pranishëm në provat e këngëtares për turne. Në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderon fansat për përkrahjen, dhe bashkëshorti i bëri komentin me të cilin mbylli dhe thashethemet për ndarjen e tyre.

“Ia dolëm. U ndjeva sikur performova për herë të parë”, shkruan Shakira.

“E meriton kaq shumë. Të dua”, ishte komenti që Pique la në videon e Shakirës. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori