Rrudha të thella, flokë të bardhë si mjekra, fytyrën të mbushur me njolla të vogla për shkak të moshës.
Është një David
Beckham shumë i plakur ai që është shfaqur në videon e Malaria Must Die, So Millions Can Live.
Ish-ylli i futbollit ka qenë imazhi i fushatës për parandalimin e sëmundjes së tmerrshme, duke u plakur në mënyrë digjitale për të dalë në televizion në version 70 vjeç.
Në
video,
Beckham katapultohet në një të
ardhme jo shumë të largët, në të cilën virusi është
mposhtur.
“Sot, bota ka ndryshuar, sepse e kemi
mposhtur malarien. Një plagë që ka vrarë miliarda njerëz, armiku më i madh në historinë e njeriut. Brezat e rinj kanë një të
ardhme më të sigurt”, ka thënë
Beckham. Më pa rikthehet në të tashmen për të dhënë mesazhin sensibilizues.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 19:21