Plas skandali seksual i diplomatëve, sekretarja merr 500 mijë euro
Një sekretareje që punonte për ambasadën e Katarit i kërkuan vazhdimisht favore seksuale si edhe organizimin e orgjive duke shkaktuar një skandal diplomatik për shtetin arab.

Deanne Kingson, 58 vjeç ishte në gati në vetëvrasje nga një fushatë ‘hidhëruese dhe hakmarrëse’ e diskriminimit seksual në selinë e shtetit në Mayfair.

Kingson është dëmshpërblyer me një shumë prej rreth 500 mijë paund euro u ngacmua nga stafi për favore seksuale”, deklaroi gjykata e Londrës.

Kur ajo refuzoi kërkesat e tij, Al-Mushairi ktheu vëmendjen ndaj vajzës 19-vjeçare të zonjës Kingson.

Ai madje i kërkoi zonjës Kingson ta merrte vajzën 19-vjeçare në Paris , ti blinte asaj veshje dhe çfarë të dëshironte ajo .

Madje sugjeroi që ai të martohej me vajzën e saj në mënyrë që ata të mund të bënin seks.

Kingson, e cila është britanike, ka punuar në ambasadën e Katarit në mes të korrikut 2006 dhe qershor 2014, duke fituar rreth 30 mijë paund në vit.

Gjykatësi i dha Znj Kingson 500 mijë euro në total duke përfshirë edhe 150 000 për shqetësimet psikologjike.

Qeveria e Katarit nuk ishte e pranishme në gjykatë dhe nuk u përfshi në procedurë, tha gjyqtari Brown.

Kjo ishte ‘e paarsyeshme’ dhe ata duhet të paguanin kostot ligjore të zonjës Kingson, ” shtoi gjykatësi. /albeu.com
Shtuar më 22/11/2019, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori