Çfarë po ndodh mes Kejvinës dhe Strakoshës? Plasin komentet gjithë dashuri ( FOTO LAJM)

Pëlqej
Është i talentuar, shtalartë dhe mjaft simpatik.
Padyshim një ndër lojtarët me formën më të mirë për momentin në kampionatin italian, dhe sigurisht një femër e bukur do ta plotësonte suksesin e tij momental.

Po flasim për portierin kuqezi të Lazio-s, Thomas Strakosha. 22-vjeçari edhe pse i përqendruar totalisht te ekipi i tij, gjen kohë edhe për "flirte" me bukuroshet e shumta që e ndjekin dhe komentojnë në rrjetet sociale.

Mirëpo, siç duket ai ka zgjedhur vetëm njëren prej tyre. Siç rezulton në profilin e tij zyrtar në "Instagram", Strakosha ka një miqësi të veçantë me velinën seksi të "Xing me Ermalin" në Tv Klan, Kejvina Kthella. Bukuroshja lezhjane, e rritur në Itali shkëmben "like" në foto dhe komente, jo pak herë me gardianin kuqezi. Eduasportin.com ju sjell një koment flirtues të dy të rinjve që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në foton e modeles shrkuan EDS.

Futbollisti ka komentuar në njëren nga fotot e bukuroshes një emoji me zemra ndërsa nuk ka hezituar që edhe vajza ti kthejë emoji me puthje. Që lë të nënkuptojmë që jo më kot rrjedhin këto komente, diçka ka, por të shohim në vazhdim. Na mbetet vetëm t'iu urojmë suksese dhe se do të ngjanin bukur si çift.
Shtuar më 18/01/2018, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori