“Po plaket”, Lorik Cana bën urimin më të guximshëm për gruan e tij

Pëlqej
Lorik Cana tashmë prej kohësh është i martuar me bukuroshen italiane Monika dhe bashkë kanë edhe një djalë të bukur.

Ama ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe këtë lajm Loriku e ka bërë vetë të ditur.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah Monikës teksa udhëtojnë së bashku, mirëpo vëmendjen e ka tërhequr urimi i pazakontë që Loriku ka bërë për bashkëshorten.

"Po plaket"- ka shkruar Cana bashkangjitur me emojin e një gruaje të plakur, si edhe tortën e ditëlindjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori