Portieri i Barçës, kontratë si këngëtar
Ka luajtur shumë pak, por ka fituar shumë trofe. Portieri i Barcelonës, Jose Pinto, është bërë protagonist vitet e fundit vetëm me sjelljet dhe reagimet e tij nga pankina. Gjithsesi, pas një kohe të gjatë si portier i dytë dhe në fund të karrierës sportive, ai ka vendosur t’i përkushtohet një tjetër fushe.

Dje Pinto firmosi një kontratë me studion diskografike "Sony Music Spain", ku do të nisë të publikojë këngët e tij në rrymën muzikore hip-hop.

Ai ka provuar disa herë të këndojë, madje ka bërë edhe një duet me shokun e skuadrës Eric Abidal, por tashmë gjërat janë më serioze dhe ai dëshiron të njihet si një ish-portier, por edhe si një këngëtar profesionist. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori