Portugali, hapet "CR7 Museum" (FOTO LAJM)

Ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Rinaldo ka hapur në Madeira të Portugalisë të dielën muzeun e tij privat të quajtur "CR7 Museum". Në inaugurimin e muzeumit të tij morën pjesë shumë persona dhe e mikpritën këtë gjë, kjo dhe për shkakun se Madeira është qyteti i tij i lindjes. "Kjo është një ditë e veçantë. Ajo që dua është të fitoj më shumë trofe", tha Ronaldo.

Në muze janë vendosur uniforma dhe fotografi të futbollistit dhe shumë trofe të fituara prej tij gjatë viteve, të cilat numërohen në 125 të tilla. Kapiteni i Portugalisë ka fituar 3 tituj në Premier League, Champions League, një FA Cup, Premiera League dhe Copa del Rey me Manchester United dhe Real Madrid.

Ai gjithashtu tha se trofetë që ka vendosur në muze janë dëshmi e asaj që ka fituar. "Kjo është dëshmi e atyre që kam fituar. Askush nuk do t'i marrë prej këtej. Këto trofe doja t'i ndaja me fansat e mi dhe t'i tregoj atyre se çfarë kam arritur tashmë", u shpreh Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori