E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Premtimi i drejtorit për futbollistin: Do të jap leje të flasësh me mbesën time (FOTO LAJM)

Fiorentina këtë fillim sezoni ka arritur rezultate dhe një nga futbollistët që ka shkëlqyer është 22-vjeçari Gaetano Castrovilli. Drejtuesit e Fiorentinës së fundmi e rinovuan kontratën dhe Castrovilli nënshkroi kontratën e re me kohëzgjatje deri në verën e vitit 2024 dhe me pagë 1 milionë euro në sezon.

Drejtori Sportiv Daniele Prade e lavdëroi mesfushorin dhe tha se nëse ai do të vazhdojë me këtë seriozitet e përkushtim, do t’i prezantojë mbesën e tij bukuroshe Costanza Grimaldi.

“Nëse Gaetano do të tregohet akoma serioz, i përulur dhe profesionist, unë i jap lejë të flasë me mbesën time Costanza, e cila është shumë e bukur”, tha Prade në konferencë për shtyp.

Shtuar më 14/10/2019, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori