"Prezantuesja më kot", Alesia Bami i përgjigjet Xhensila Peres
Xhensila Pere teksa u pyet për “prezantuesen më kot” në Shqipëri, pyetje të cilës fillimisht iu përgjigj me “më tepër se prezantueset, janë formatet e gabuara” quajti Alesia Bamin të bukur, por jo të përshtatshme si moderatore në rubrikën “E diella proces”.

Alesia [Bami] është kaq e bukur, e kam pasur edhe te misi, kaq e mirë, por në vendin e saj mund të ishte dikush tjetër më e aftë. Më duket sikur është në një kafe, kjo është ideja. Është kaq e bukur, por për aty nuk më duket e denjë.”

Gjatë emisionit të sotëm, Edi Manushi e pyeti Alesian në “E diell”. “Nuk është se e kam ndjekur intervistën e saj, por mesa më kanë nisur portalet, përgjigjen duhet ta japësh ti,” tha Alesia, nisur nga fati që Xhensila përmendi formatin “E diell”. “Unë jam i shqetësuar, patjetër, por...” tha Manushi nga ana tjetër, përpara se Alesia të ndërhynte:

“Unë mendoj që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim, ajo të sajin. Por më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën për faktin që kisha nja 24 orë pa dalë në portale dhe më nxorri prap. Deri në momentin që emri im i shërben, jam shumë e lumtur.”

Shtuar më 24/05/2020, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori