Ribashkimet dhe ndarjet me të dashurën yll, Neymar merr vendimin drastik
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është ndarë përfundimisht me aktoren braziliane Bruna Marquezine.

Ata u ribashkuan për të katërtën herë fundvitin e kaluar, por tashmë duket se dashurisë së tyre u ka ardhur fundi dhe këtë e ka konfirmuar vetë aktorja 23-vjeçare.

Në një event që u mbajt në Brazil mbrëmjen e djeshme, ajo deklaroi se nuk ishte më në një lidhje me Neymar dhe theksoi se vendimin për këtë e kishte marrë pikërisht i sulmuesit 26-vjeçar.

“Ishte një vendim i tij, por kam shumë respekt, shumë dashuri për të dhe për gjithçka për të cilën kemi jetuar së bashku. Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas për këtë, se duhet ta bëj diçka të tillë, por vetëm këtë herë”, tha modelja.

Neymar po kalon një moment të vështirë te PSG, për shkak të talentit francez, Mbappe.
Shtuar më 19/10/2018, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori