Robben boton libër për fëmijë
Mesfushori i Bayern Munchen dhe kombëtares hollandeze, Arjen Robben, ka nxjerrë në pah shpirtin e tij prej shkrimtari. 29-vjeçari së bashku me shkrimtarin Fred Diks ka prezantuar të hënën në Nordvijk librin për fëmijë me titull "Arjen Robben dhe finalja e Champions-it".

"Që fëmijë, Arjen Roben ka ëndërruar gjithnjë të bëhej futbollist profesionist", shkruan Roben në hyrjen e librit të tij, i cili do prezantohet në treg në janar të vitit 2014.

Ky libër pritet të futet edhe në 12 shkolla fillore. /albeu.com/



Shtuar më 04/09/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori