Ronaldo futet live, Georgina "tallet" me të (FOTO LAJM)
Cristiano Ronaldo ditën e djeshme ka realizuar një video live në profilin e tij të instagramit.

Ylli i Juventus është futbollisti me i ndjekur në këtë rrjet social, dhe ka zgjedhur pikërisht këtë rrjet për të dhënë një mesazh në lidhje më çmimet e shpërndara nga FIFA.

Ai ndër të tjera ka komentuar edhe golin e Salah ku megjithëse e pranon se ishte një gol i bukur, ai mendon se goli i tij kundër Juves ishte më i mirë.

Por përveç kësaj, një gjë tjetër që ra në sy në video e Ronaldos ishte një koment nga e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Georgina i ka dërguar disa emoji në formën e zemrës dhe më pas ka nisur të "tallet" me të dahsurin e saj.

"A je portugez" i ka shkruar Georgina, megjtihëse ajo është prej kohësh në lidhje me të, ndoshta nuk e ka të qartë nga ëhstë Ronaldo, pasi ai flet anglisht në video. /albeu.com/
Ronaldo futet live, Georgina "tallet" me të (FOTO LAJM)

Shtuar më 30/09/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori