Ronaldo sërish baba? Mediat kapin mat Georginën (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo luajti vetëm 34 minuta në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë, për t’u larguar më pas nga fusha për shkak të një dëmtimi, që thuhet se nuk është shqetësues.

Megjithatë në shkallët e stadiumit kishte edhe familjarë të portugezit, ndër të cilët edhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez.

Ka qenë pikërisht një detaj në fotografinë e kësaj të fundit, që ka tërhequr vëmendjen e medias. Bëhet fjalë për format fizike të Georginës, që të krijojnë idenë se bukuroshja është sërish shtatzënë.

Nëse aludimet do të rezultojnë të vërteta, atëherë shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i pestë për futbollistin portugez dhe i dyti për Rodriguez.
Shtuar më 27/03/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori