Rrobaqepësi i Messit është nga Kosova
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ylli që po çmend botën, Lionel Messi, ka pasur punë me shqiptarë. Madje, argjentinasi është veshur në mënyrë solemne nga shqiptari i Kosovës, Muhamet Hasani. Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe punon në firmën itaiane ‘Ermenegild Zehna’.

Ai jeton në Barcelonë prej vitit 2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në kurbet. Kosovën e ka lëshuar në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995, 7 vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar edhe në Prishtinë”, thotë Hasani për gazetën ‘Sport’.

45-vjeçari gjatë punës së tij ka pasur shumë vizitorë, por klientin më të ‘veçantë’ e ka Lionel Messin, të cilin e ‘mësoi’ se si të vishet për ceremoninë e marrjes së çmimit ‘Topi i Artë 2010’.

“Para se të shkonte në Cyrih për të marrë Topin e Artë për vitin 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babain e tij, vëllezërit dhe njerëzit tjerë. Erdhi për të zgjedhur teshat të cilat do t’i vishte në ceremoni. Fillimisht më kërkoi që t’ia bëja një propozim. I thashë të veshte këmishën e bardhë, katin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni”, tregon Muki. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player