Sa është rritur, Lorik Cana pozon si rrallëherë me të bijën (FOTO LAJM)

Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.

Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Familja e tyre është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ndan momente të bukura, shpesh edhe funny.

Mirëpo, sonte vëmendjen e ka marrë një foto shumë e ëmbël e Lorikut me të bijën, me të cilën duket tepër i lidhur.

Enkeleida tashmë mbush 1 vjeç dhe është rritur goxha shumë nga hera e fundit që e kemi parë.

Futbollisti ka publikuar në profilin e tij një pozë ku shfaqet duke mbajtur mbi prehër të bijën, të cilës i dhuron gjithashtu një puthje në kokë.

Gjatë këtij 1 viti si Loriku po ashtu dhe Monika kanë qenë shumë rezervuar, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes së tyre.

Në çdo imazh Enkeleida është shfaqur me kurriz dhe madje ka kohë që nuk kemi parë të publikojnë ndonjë foto të saj, apo të djalit Boiken.

Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë foto të djalit, sepse është pak me traditat e vjetra dhe beson se mund t’ja marrin fëmijët mësysh.
Shtuar më 23/01/2021, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori