Satta-Boateng, martesa e çiftit të famshëm drejt fundit

Po i vjen fundi martesës mes "showgirl" Melissa Satta dhe futbollistit aktual të Sassuolos, Kevin-Prince Boateng.

E përjavshmja italiane "Oggi" ka zbuluar se çifti ka nisur procedurat e ndarjes pas 6 vitesh bashkëjetesë.

Mësohet se edhe pushimet e fundvitit, Satta e Boateng i kanë kaluar secili për hesap të vet.

Ajo ishte në Dubai, me mikun e përbashkët, Marcello D’Onofrio, avokat i njohur që po ndjek procedurat e divorcit.

Oggi sqaron se Satta e Boateng, për të mirën e djalit të tyre Maddox, po i mbajnë të ulura tonet.
Shtuar më 18/01/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori