Selfie nën ujë, pushime të çmendura për "Fenomenin" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ndër legjendat e futbollit brazilian dhe atij botëror, fenomeni Ronaldo është fotografuar duke shijuar pushimet në plazhet e Formenteras së bashku me të dashurën DJ Paula Morais, ndërsa pushimeve të çiftit i janë bashkuar edhe të afërm të ish-futbollistit.

Ronaldo dhe Paula janë fejuar në dhjetorin e vitit të shkuar. 37 vjeçari i propozoi të dashurës në 28 vjetorin e ditëlindjes së saj.

Pushimeve të tij i është shtuar edhe një aksesor fotot "selfie" nën ujë që duket se janë një pasion për çiftin.

Martesa me Paulan do të jetë e katërta për Ronaldon. Ai është babai edhe i 4 fëmijëve nga martesat e tij të mëparshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori