Cristiano
Ronaldo e festoi golin e tij të tretë në fitoren e djeshme në "Turk Telekom Arena" duke futur topin nën bluzë dhe duke lënë përshtypjen se ishte një dedikim për të dashurën e tij
Irina Shayk. Menjëherë pas gjestit të yllit portugez të gjithë vrapuan të hidhnin hipotezat se supermodelja ruse është shtatzanë, por në fakt dedikimi i CR7-ës nuk ka aspak lidhje me të.
E dashura e tij
Irina Shayk, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë, u rikthye që të tregonte të gjitha arsyet në pozat e reja të "Beach Bunny". 27-vjeçarja, modele e "Victoria’s
Secret" pozoi me rroba banjo në disa prej destinacioneve më tërheqëse të botës, të hijeshuara edhe më shumë nga linjat e saj të mrekullueshme.
Por kujt ia dedikoi
Ronaldo golin? Sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo", gjesti i është dedikuar nipit të tij që pritet të vijë në jetë së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2013,
ora 17:26