Si e "mashtroi" dhe e bëri për vete Ibrahimovic gruan e tij, që është 11 vjet më e vjetër? (FOTO LAJM)

Helena Seger, gruaja e sulmuesit të famshëm Zlatan Ibrahimoviç, dallon shumë nga bashkëshortet tjerat të futbollistëve. Është e thjeshtë dhe aspak nuk ekspozohet në rrjetet sociale siç bëjnë të tjerat.

Ajo është 11 vjet më e vjetër se Zlatan derisa është një sipërmarrëse e suksesshme dhe shumë besojnë se ajo është përgjegjëse për sukseset e mëdha të Ibrahimoviqçt, të cilat e bënë atë një nga sportistët më të pasur në botë.

Kjo bjonde e bukur nuk pëlqen të ekspozohet në media, nuk publikon foto provokuese nga destinacionet luksoze në rrjetet sociale, nuk mburret me rroba të shtrenjta, këpucë, çanta … Shkon në ndeshjet e të dashurit të saj për të brohoritur, për asnjëherë në qendër vëmendje.

Kur takoi Ibrahimoviçin, ajo ishte tashmë një grua e suksesshme. Ajo kishte një karrierë dhe një punë të shkëlqyeshme.

“Kur takova Zlatan, ai ishte 21 vjeç dhe unë 32 vjeç, kisha një karrierë dhe pasuri dhe nuk kisha nevojë për një lojtar futbolli për të më ushqyer. Unë isha e pavarur dhe ai nuk ishte as tipi im. Herën e parë që e pashë, ai bllokoi Mercedesin tim me Ferrarin e tij, unë vetëm pashë hundën e tij të madhe dhe një orë ari në dorë. Unë isha në humor të keq dhe i bërtita tij. Mendoj se ai e pëlqeu atë dhe arriti të më ‘mashtroi’”, zbuloi Helena e cila vazhdon ta ketë një jetë të lumtur me suedezin.
Shtuar më 08/05/2020, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori