ShqipeHysenaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA. Ajo dha intervistën e saj të parë për jetën private, ku pasi i kërkoi falje publike babait të saj, tregoi për djalin që e zhgënjeu, por preku dhe një temë ‘të nxehtë’.
Sipas teje, cilët janë personazhet më ‘fake’ (fallco) të shoëbizit shqiptar?
ShqipeHysenaj: Personazhet publike që unë njoh mirë janë ata të Për’puthen.
Konkretisht, cilët janë të shtirur dhe pse?
ShqipeHysenaj: Tea dhe Ana 1. Në prapaskenë nuk janë aspak siç dalin në ekran. Tea ka një fjalor shumë te pisët, ndërsa Ana është komplet e pafytyrë. Ndryshe ma tha mua historinë e familjes së saj në fillim, ndryshe e tha në publik.