Paris, ja suita përallore e Beckham (FOTO LAJM)

Ylli anglez i Paris Saint Germain David Beckham do të qëndrojë dhe do të trajtohet si sheik në kryeqytetin francez. Rrjeti televiziv gjerman "RTL" ka zbuluar se ish ylli 37-vjeçar i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe LA Galaxy, i cili firmosi me ekipin e Paris Saint Germain, ka zgjedhur të jetojë në "Suite Imperiale" të hotelit Le Bristol.

Suita e këtij hoteli ka një sipërfaqe prej 320 metrash katrorë dhe kushton 17 mijë Euro për një natë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2013, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori