Të gjithë duke ndjekur Monaco-Juve, por shikoni çfarë bënte nusja e Jozefina Topallit (FOTO LAJM)

Eva Murati prej dy muajsh ka nisur një aventurë të re në karrierën e saj, teksa tashmë është në rolin e moderatores sportive në emisionin "Tring Champions" që i dedikohet kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Bukuroshja shqiptare e cila njihet si modele dhe si nusja e deputetes së njohur, Jozefina Topalli ka fituar jo pak eksperiencë në një fushë të re dhe të panjohur për të më parë, raporton Albeu.

Mjaft interesant është fakti që ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kryesisht në Instagram me postim të shumta. Gjatë kohës që mbrëmë zhvillohej ndeshja Monaco-Juventus, ajo ka zgjedhur që të bëjë disa poza të cilat i ka ndarë dhe me fansat e saj.

Pjesë e fotove të publikuar është dhe kapiteni Lorik Cana, i cili mbrëmë ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në mesjavë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2017, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori