Të gjithë po përgëzojnë DiCaprio-n, e dashura 23-vjeçare "fiksoi" kalimtarët në Hollywood (FOTO LAJM)

Camila Morrone ka kaluar shumë momente romantike me të dashurin e saj, Leonardo DiCaprio, gjatë periudhës së karantinës.

Por tani aktorja argjentinase-amerikane është e gatshme që të kthehet në punë, pasi “Hollywood”-i po kthehet nga Covid-19.

Të mërkurën 23-vjeçarja është fotografuar rrugëve të Hollywood-it me një fustan elegant dhe çizme lëkure Ajo ishte së bashku me stilistin e saj, Micah Schifman për një kafe.

Fustani saten me gjatësi të mesme “Megda Butrym” e nxirrte në super formë. Ndërkohë krahëve kishte hedhur edhe një xhaketë, të cilës ia kishte mbledhur mëngët.

Gjithashtu e dashura e yllit të “Hollywood”-it mbante në dorë një çantë të vogël, ndërsa kishte zgjedhur edhe një palë syze të zeza. Ajo që u vu re ishte se as ajo dhe as stilisti i saj nuk mbanin maskë në fytyrë.

Shtuar më 17/09/2020, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori