"Bir k****", tifozët në kor ofenduan Neymar, motra e brazilianit iu kthehet keq
Neymarin nuk e duan më në Paris. Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Nimesit, tifozeria e PSG-së e ka ofenduar në kor brazilian.

Ata kanë kënduar këngë kundër brazilianit, madje duke e quajtur edhe "bir k***".

Lidhur me ofendimin ndaj Neymarit, ka reaguar motra e futbollistit e cila nëpërmjet një postimi në "Twitter", iu është kundërpërgjigjur tifozëve parisienë.

Ajo iu ka thënë atyre se pa Neymarin nuk do të fitojnë asgjë.

"Ju nuk do të fitoni asgjë pa Neymarin, idiotë".

Ky postim, ka sjellë reagime të shumta dhe ofendimet karshi saj kanë qenë të panumërta, duke bërë që Rafaela ta fshijë postimin nga profili i saj.
Shtuar më 12/08/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori