Tifozët Vip të Realit dhe Barçës (FOTO LAJM)

Tifozët Vip të Real Madrid: Josep Blatter - president i FIFA-s
Barcelona dhe Real Madrid janë skuadrat me më shumë tifozë për momentin. Miliona fansa të futbollit mbështesin dy gjigandët e Spanjës në çdo cep të tokës dhe kjo shihet fare qartë në shitjet e produkteve të këtyre klubeve dhe numrin e fansave në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Trofetë e shumtë të fituar, loja spektakolare por edhe yjet që kanë në përbërje kanë sjellë edhe këtë numër të madh tifozësh, mes të cilëve nuk mungojnë as personazhet Vip.

Barcelona ka fans të sajën presidentin e SHBA-ve Barack Obama, reperin Snoop Dogg apo edhe ish kryeministrin e Spanjë s Jose Zapatero, ndërsa Reali Tom Cruise, Penelope Cruz, Julio Iglesias apo edhe vetë presidentin e FIFA-s Sepp Blatter. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori