Tifozja superseksi e Interit: Ronaldo nuk është në shijet e mia (FOTO LAJM)

Të shumta janë modelet të cilat në intervistat e tyre shprehin dëshirën për të qenë partneret e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, por ndryshe ndodh me modelen italiane Ines Trokia.

Modelja e cila njihet edhe si një tifoze e Interit në Itali, ka dhënë një intervistë në një nga televizionet italiane dhe në një moment është pyetur nëse do të dëshironte në jetën e saj dikë si Ronaldo. Mesa duket, portugezi nuk është në preferencat e saj ose fakti që luan me një rival të përjetshëm, e bën që të mos e mendojë aspak.

"Kam një fejesë të lumtur dhe jam e dashuruar. Ronaldo nuk është nga ata tipat që më tërheqin", tha për mediat modelja italiane. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori