‘Tiki-Taka’ blen gruan e Icardit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që klubet e Serisë A vijojnë të punojnë në ditët e fundit të merkatos për të forcuar skuadrat, të njëjtën gjë po bëjnë edhe studiot sportive të televizioneve.

Kështu Mediaset ka arritur të nënshkruajë kontratë me Wanda Nara-n, bashkëshorten e kapitenit të Interit, Mauro Icardi. Modelja argjentinase do të jetë opinioniste emisionit të njohur sportiv që ky televizion bën për Serinë A, “Tiki Taka”.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për ne. Wanda është një njeri i gjallë, nuk ka probleme me gjuhën dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Për më tepër, kupton nga futbolli, pasi jeton çdo ditë me këtë sport”, tha drejtori i Mediaset.

Shtuar më 14/08/2018, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori