Top 20 njerëzit më me influencë në futboll (FOTO LAJM)

1. Sepp Blatter - president i FIFA-s
"Bleacher Report" ka renditur 20 personazhet më me peshë në botën e futbollit. Në vendin e parë spikat emri i Joseph Blatter. Është numri një i FIFA-s personazhi më me influencë në këtë lojë. Pas zviceranit vjen presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Vendin më të ulët në pod e mban menaxheri anglez, Richard Scudamore.

Për të parë një emër që nuk ka shumë lidhje me futbollin, mjafton të shikojmë poshtë podit. Në të katërtin ndodhet familja mbretërore e Katarit, që është një nga familjet që ka më shumë interesa në katërkëndëshin e blertë. Në vendin e pestë dhe të gjashtë ndodhen dy menaxherë. Respektivisht Horge Mendez dhe Mino Raiola. I pari është menaxheri i Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos. Ndërkohë që i dyti është menaxher i Zlatan Ibrahimoviçit dhe i Mario Balotellit.

Futbollisti i parë në këtë klasifikim special ndodhet në vendin e tetë. Ai është "Spice Boy", David Beckham. /albeu.com/



Shtuar më 12/10/2013, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori