E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
"Topi i Artë" për gratë e futbollistëve (FOTO LAJM)

Abigail Clancy - Peter Crouch
“Topi i Artë 2012” i është dhënë Leo Messit, i cili e fitoi këtë çmim për të tretin vit radhazi. Por, futbolli është edhe më i gjerë dhe mbi të gjitha shumë më i bukur.

Uebsajti “fanpage.it” ka bërë një klasifikim të “WAGS”-ave më të mira të momentit. Ky term personifikon bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve, të cilët janë gjithnjë të shoqëruar nga bukuroshe të nivelit të lartë.

Titullin, sipas uebsajtit italian, e ka fituar Abigail Clancy, e fejuara e sulmuesit anglez Peter Crouch, e cila është pa dyshim superjoshëse. Lionel Messi mund të festojë për vendin e dytë, të cilin e zë një nga ish të dashurat e tij më të famshme, Xoana Gonzalez. Modelja argjentinase ka lënë pas në renditjen e “Topit të Artë” superyllin rus, Irina Shayk. E fejuara Cristiano Ronaldo, edhe pse është një nga femrat më joshëse të planetit, kësaj here ka mbetur në vend të tretë. Ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Shakira, e dashura e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, kurse në të pestin renditet italiania e parë, Melissa Satta, dashuria e re e Kevin Prince Boateng, është e denjë për të qenë në 10-shen e “Topit të Artë” për “WAGS”.

Pavarësisht se vitet kalojnë, Ilary Blasi përfaqëson një nga bashkëshortet e futbollistëve italianë më të hershme dhe më të këndshme. Vitet kalojnë për të gjithë, por duket se jo për bashkëshorten e kapitenit të Romës, Francesco Totti. Në vendin e shtatë është Helena Seger, gruaja e Zlatan Ibrahimoviç dhe në të tetin Michela Qquattrociocche, e fejuara e Alberto Aquilani.

Sërish Milani në vendin e nëntë, me të dashurën e Alexandre Pato, e cila është as më shumë e as më pak se Barbara Berlusconi. Dhjetëshja më e mirë e 2011-ës për “WAGS”-at mbyllet me mbretëreshën e bashkëshorteve të futbollistëve: Viktoria Beckham. Karriera e anglezit vazhdon të jetë e suksesshme edhe në Amerikë dhe Posh Spice është ende një superfemër. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori