"Tremb" Debatik Curri, pozon me pistoletë (FOTO)

Fotoja ku Curri shfaqet me pistoletë
Futbollisti Debatik Curri pozon me armë në dorë pranë një bukurosheje. Në një fotografi që është postuar në “Facebook” nga familjarët e tij, mbrojtësi kosovar që luan me Tiranën, shihet në shoqërinë e një vajze dhe me pistoletë në dorë.


Mmbrojtësi kosovar ka pohuar së fundmi se dëshiron ta mbyllë karrierën atje ku e ka nisur, te Prishtina. Curri ka dhënë sinjale rikthimi për ekipin ku bëri emër, sikundër raportojnë mediat kosovare.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi i është bashkuar Tiranës në fillim të këtij edicioni, pasi nënshkroi një kontratë 1-vjeçare. Ai ka luajtur 15 takime si bardheblu dhe ka shënuar edhe 2 gola. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori