U nda pasi i dolën fakte tronditëse, nëna Neymarit rikthehet në krahët e djalit 30 vite më të ri
Nëna e futbollistit të njohur Naymar, Nadine Goncalves, para disa javësh tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi bëri publike romancën me një 23-vjeçar.

Edhe pse kishte 30 vite diferencë me Tiago Ramos, ajo dukej e lumtur në krahët e tij.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej, pasi kur u bë publike lidhja e tyre, mediat braziliane raportuan se fundi i erdhi shumë shpejt.

Shkak i ndarjes u bënë disa fakte tronditëse. Mediat vendase shkruanin se Tiago ishte biseksual dhe kishte shkuar me shumë meshkuj para se të lidhej me 52-vjeçaren.

Por së fundmi, thuhet se Nadine është rikthyer përsëri në krahët e Tiagos, që është 6 vite më i ri se Neymar.

Nëna e yllit brazilian tashmë ka ndryshuar mendim dhe dëshiron të vazhdojë jetën me 23-vjeçarin, madje thuhet se i ka dhënë me qira edhe një banesë në Sao Paolo, në mënyrë që të jetë sa më afër tij dhe të shijojë jetënkrahët e tij.
Shtuar më 28/05/2020, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori