U përfol se u ndanë, por Melissa Satta uron Boatengun për kalimin te Barcelona (FOTO LAJM)

Barcelona i befasoi të gjithë këtë të hënë, teksa vetëm pak orë nga dalja e lajmit zyrtarizoi Kevin-Prince Boateng.

E lumtur nga ky transferim edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Milanit, Melissa Satta, që duke përgënjeshtruar zërat për një "divorc" të mundshëm të çiftit, ka shpërndarë në Instagram një foto të partnerit të saj me tutat "blaugrana":

"Gjithmonë krenare".

Një mesazh shumë domethënës, që ua mbyll gojën atyre që aluduan ditët e fundit për një "divorc" mes tyre.
Shtuar më 22/01/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori