"Ups, më kapen kamerat", tërbim dhe buzëqeshje nga gruaja e futbollistit (VIDEO)
Pasi fitoi derbin kundër Wislës me golin e rumunit Sergiu Hanca, Cracovia u ndal të dielën në shtëpi nga Gornik. Ndeshja u mbyll barazim 1-1 dhe vendasit humbën mundësinë për të dalë në krye të renditjes.

Gjatë kësaj përballje ra në sy edhe përjetimi i veçantë i gruas së ish-lojtarit të Dinamo Bucurestit, Andreea Hanca. Bukuroshja brune nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë kësaj sfide dhe kamerat kapën çaste nga "shpërthimi" i saj.

Andreea e kuptoi në një moment se kamerat ishin fiksuar te fytyra e saj dhe në vend të ulërimave dhe britmave u rikthye buzëqeshja e saj.
Shtuar më 08/10/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori