Usain
Bolt tregoi një talent të veçantë, pasi u konfirmua si sprintieri më i mirë i të gjitha kohërave. Suksesi në finalen e 200 metrave me kohën 19.32 e shndërroi në të parin në histori që fiton në 100-200
metra në dy Olimpiada radhazi, por menjëherë pas garës,
Bolt veshi mantelin e një fotografi të aftë, duke kapur me një aparat të marrë hua momentet më të bukura të mbrëmjes.
Për 25-vjeçarin, shija e suksessit ishte edhe më e veçantë, pasi menjëherë pas tij u renditën bashkëkombasit Blake dhe Weir, duke formuar një treshe historike në podiumin e fituesve.
Aparati i marrë hua ishte i fotografit Jimmy
Wixtr, i cili mbulon Lojrat Olimpike për të përditshmen suedeze “Aftonbladet”.
”Kisha disa ditë që i kërkoja të bënim një
foto përpara garës dhe ai më premtoi se mund ta bënim atë pasi të fitonte në 200
metra”, rrëfeu
Wixtr për mediat.
”Për këtë arsye u vesha sërish njësoj, në mënyrë që të më njihte, e kërkova dhe pasi përfunduam garën, i kërkova të bënte disa
foto. Si fotograf,
Bolt është mjaftueshëm i talentuar. Arriti të merrte disa
foto me të vërtetë të mira të Blake ndërsa bënte shaka me aparatin”.
Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që xhamajkani tregonte këtë talent të rrallë, pasi aparatin e suedezit ai e kishte përdorur edhe dy herë më parë, në gara në Daegu dhe Romë, kur fotografoi veten gjatë një stërvitje. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012,
ora 10:54