Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
Veshi fustanin e bashkëshortes, sfida e Gotze hap polemika në rrjet (VIDEO)
Mario Gotze dhe partnerja e tij, Ann-Kathrin Brommel, numërojnë më shumë se 8.4 milion fansa së bashku në rrjetet sociale, aty ku janë shumë aktivë. Madje, më aktivë seç duhet.

Në aplikacionin Tik Tok, që është bërë shumë viral muajt e fundit, çifti kanë publikuar një video, e cila ka marrë shkaktuar shumë polemika dhe është kritikuar.

Sfida “Flip the Sëitch” është virale në Tik Tok dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe Ann-Kathrin me Gotzen. Fillimisht, është Ann-Kathrin ajo që ka të veshur një fustan “leopard” dhe kërcen, ndërsa pak sekonda më vonë, e vesh Mario Gotze.

E gjitha e bërë me kontekstin e shakasë, por fansat nuk e kanë pritur mirë. Sipas tyre, kjo është arsyeja pse Gotze ka “humbur” si futbollist, pasi i jep më shumë rëndësi rrjeteve sociale se futbollit. Borussia Dortmund ka vendosur që të mos i rinovojë kontratën Gotzes, duke e lënë futbollist të lirë në fund të sezonit.

Shtuar më 26/05/2020, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori