Vetëm me peshqir, Hygerta Sako rrëmben vëmendjen si asnjëherë (FOTO LAJM)

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako, njihet si një person që është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shumë gjëra nga jeta e saj nuk ngurron t’i ndajë edhe me ndjekësit, të cilët janë të shumtë në numër.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto të veçantë në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, ku tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në foton e postuar, shihet Hygerta Sako e mbuluar vetëm me një peshqir dhe me një filxhan në dorë.

“Jeta fillon pas një filxhani kafe”, shkruan Hygerta në foton e saj. Nuk kanë munguar komentet pozitive për moderatoren, e cila tashmë po mundohet t’i kthehet normalitetit pas periudhës së izolimit nga Koronavirusi.

Shtuar më 01/06/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori