I morën mësysh, Jonida dhe Romeo zihen vetëm një muaj pasi u bë publike lidhja (FOTO LAJM)

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të njohura të showbiz-it shqiptar, të cilët një muaj më parë e bënë publike lidhjen e tyre në emisionin “Treshat”.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke shkatuar të qeshura mes çiftit dhe publikut.

Dy javë më parë. ata u fotografuan duke u puthur teksa shijonin pushimet së bashku, mirëpo fansat po mendojnë se tashmë gjërat s’po shkojnë mirë mes tyre.

Postimet e tyre në Instagram kanë lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes çiftit.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke”- shkruante Jonida në një foto të publikuar në Instastory.

Ndërsa Romeo publikoi një shprehje:

“Lërja në dorë Zotit dhe shko të flesh”.

Të gjithë po mendojnë se këto vargje ia kanë dedikuar njëri-tjetrit. Gjithashtu, Jonida dhe Romeo po i kalojnë pushimet të ndarë, pasi këngëtarja ndodhet në Jalë, ndërsa aktori në Dhërmi.

Ende nuk dihet se ç’po ndodh vërtetë mes tyre. Mbetet të presim për të mësuar të reja nga dyshja.
Shtuar më 19/08/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori